City e shkatërron Burnleyn, Mahrez shënon het-trik - Gazeta Express
string(49) "city-e-shkaterron-burnleyn-mahrez-shenon-het-trik"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2020 17:51

City e shkatërron Burnleyn, Mahrez shënon het-trik

Futboll

Gazeta Express

28/11/2020 17:51

Manchester City e ka mundur me rezultat 5-0 Burnley për t’u ngjallur pak në Premier Ligë pas një fillimi tepër të dobët të kampionatit. Riyad Mahrez ka shënuar het-trik në këtë ndeshje derisa nga një gol e shënuan Mendy e Feran Torres

Manchester City e ka deklasuar me rezultat 5-0 skuadrën e Burnley për t’u kthyer kështu gradualisht rezultateve pozitive, pas humbjes 2-0 ndaj Tottenhamit.

Lexo Edhe:

Mahrez shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ishte pikërisht ai që shënoi dy golat e parë. Fillimisht ai shënoi në minutën e 6 kurse rezultatin e dyfishoi në minutën e 22-të.

Benjamin Mendy do të shënonte golin e tretë për City në pjesën e parë në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë do të ishte po ashtu mjaft aktive për City dhe erdhi të goli i pestë në minutën e 67-të por kësaj radhe do të shënonte Ferran Torres.

Dy minuta më vonë, Mahrez do ta kompletonte het-trikun pasi që do të shënonte golin e pestë në minutën e 69-të.

Kjo fitore e ngrit Manchester Cityn në 15 pikë pas nëntë xhirove të zhvilluara, derisa Burnley vazhdon të mbetet në pozitën e 17-të me vetëm pesë pikë nga nëntë ndeshje të zhvilluara. /GazetaExpress/