string(42) "city-e-kompleton-transferimin-e-ait-nourit"

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 20:16

City e kompleton transferimin e Ait Nourit

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 20:16

Manchester City ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë Rayan Ait-Nouri nga Wolves.

24-vjeçari, që përfaqëson kombëtaren e Algjerisë, ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin nga “Etihad Stadium”, pasi të dy klubet ranë dakord për një marrëveshje prej 31 milionë paund (rreth 36.8 milionë euro).

Ky është përforcimi i parë madhor i Cityt për këtë verë, ndërkohë që edhe mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders, pritet të bashkohet së shpejti me ekipin.

Ait-Nouri do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës për Klube, që zhvillohet këtë muaj, dhe City po punon për të regjistruar edhe Reijnders me kohë për këtë turne.

Në deklaratën e tij të parë si lojtar i Cityt, Ait-Nouri tha:

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i nderuar që iu bashkova Manchester Cityt. Ky është një nga klubet më të mëdha në botë dhe të luaj këtu është realizimi i një ëndrre. Jam shumë i emocionuar për të punuar dhe mësuar nga Pep Guardiola dhe stafi i tij, si edhe për të stërvitur dhe luajtur me një grup lojtarësh të klasit botëror. Jam i ri dhe erdha këtu për t’u përmirësuar. Dua të mësoj dhe të zhvilloj futbollin tim – prandaj e zgjodha këtë sfidë të madhe. E di që mund të përmirësohem dhe në këto kushte, me këtë ekip dhe këtë trajner, jam i sigurt që do të rritem shumë si lojtar.”

Ait-Nouri kaloi pesë vite te Wolves, fillimisht si huazim nga Angers, përpara se të nënshkruante përfundimisht në vitin 2021 për 14.9 milionë paund.

Ai është mbrojtësi i parë natyral i majtë që firmos për Cityn që nga Benjamin Mendy, i cili nuk ka luajtur për klubin prej gati katër vitesh.

Që nga largimi i Mendy-t, pozita e mbrojtësit të majtë është mbuluar nga emra si: Oleksandr Zinchenko, João Cancelo, Nathan Aké, Joško Gvardiol dhe më së fundmi Nico O’Reilly./GazetaExpress/

aaaaa