City e Juve në “luftë” për Locatellin - Gazeta Express
string(35) "city-e-juve-ne-lufte-per-locatellin"

City e Juve në “luftë” për Locatellin

Futboll

Gazeta Express

13/01/2021 23:55

Manchester City raportohet se i janë bashkuar në garë Juventusit për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Sassuolos, Manuel Locatelli me një çmim prej 35 milionë euro

I dalë nga akademia e të rinjve të Milanit, Locatelli sapo ka mbushur 23 vjeç javën e kaluar dhe ka gjashtë paraqitje për Kombëtaren seniore të Italisë.

Lexo Edhe:

Juve nuk e ka fshehur asnjëherë interesin e tyre në Locatellin, i cili ka luajtur 126 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar gjashtë gola dhe nëntë asiste.

Sipas Daily Mail, Manchester City i Pep Guardiolës e dëshiron mesfushorin e ri në skuadrën e tij.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Sassuolon, klubi është me të vërtetë ambicioz. Ne do të shohim çfarë do të ndodh”, tha agjenti i lojtarit Stefano Castelnuovo.

“Nëse ka oferta të mira, do të ishte e mirë për të gjithë ne që të gjejmë një marrëveshje të mirë për të gjitha palët. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës Sassuolos”.

“Ai do t’i jetë mirënjohës Milanit gjithashtu, por mendoj që tani po shikon për një përvojë ndryshe, në Itali apo jashtë”.

“Ai ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve, shpresojmë si për të ashtu edhe Sassuolon do të këtë një dhuratë për ta në verë”. /GazetaExpress/