City e fiton derbin me Chelsean, +13 - Gazeta Express
string(33) "city-e-fiton-derbin-per-titull-13"

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 15:22

City e fiton derbin me Chelsean, +13

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 15:22

City e ka mundur Chelsean për të shkuar 13 pikë diferencë me vendin e dytë, që tani për tani e mbajnë Blutë.

Manchester City ka marrë tri pikë të arta në derbin e xhiros së 22 në Premierligë, duke e mundur 1-0 në shtëpi Chelsean, rivalin për titull.

Lexo Edhe:

Golin e fitores në këtë takim që nuk prodhoi shumë raste shënimi, e realizoi në minutën e 70-të mesfushori, Kevin de Bruyne.

Ai realizoi gol të bukur nga distanca duke mos i dhënë mundesi Kepas.

Kjo fitore vetëm sa e konfirmon Cityn si pretendentin kryesor për titull.

City tani ka shkuar në kuotën e 56 pikëve, 13 më shumë se ndjekësi, Chelsea, duke vazhduar kështu sigurt drejt titullit të radhës në Angli. /Gazeta Express/