City dhe Varane e eliminojnë Real Madridin - Gazeta Express

City dhe Varane e eliminojnë Real Madridin

Futboll

Gazeta Express

07/08/2020 22:54

Manchester City e ka eliminuar Real Madridin për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi nuk ia ka dal të bëjë përmbysje, duke u mposhtur 2-1 edhe në sfidën e kthimit në Etihad Stadium, dy gola që vendasit i shënuan pas gabimeve të tmerrshme nga ana e Raphael Varane.

Kështu, Man City prek çerekfinalen duke e eliminuar Realin me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Sonte, golat për Cityn i shënuan Sterling dhe Jesus, derisa golin e nderit për Realin, të fundit për sezonin 2019/20 e shënoi Karim Benzema.

Kështu, për herë të parë në karrierë, Zidane eliminohet me Realin nga Liga e Kampionëve.

Manchester City në çerekfinale në Lisbonë do të ketë punë me Lyonin. /Gazeta Express/