Çitaku – VV’së: Të neveritshëm, FSK s’ka shkuar në veri për të luftuar – po abuzoni me vdekjen për propagandë politike - Gazeta Express
string(110) "citaku-vvse-te-neveritshem-fsk-ska-shkuar-ne-veri-per-te-luftuar-po-abuzoni-me-vdekjen-per-propagande-politike"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 13:06

Çitaku – VV’së: Të neveritshëm, FSK s’ka shkuar në veri për të luftuar – po abuzoni me vdekjen për propagandë politike

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 13:06

Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës bashkë me KFOR-in, kanë nisur operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, pasi dy ditë më parë nga njëra nga urat e këtij liqeni dyshohet se një person kërceu dhe nuk doli më nga uji.

Rreth kësaj, kanë reaguar me lëvdata anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj secilës është ka dhënë kritika deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Çitaku i ka të cilësuar si ‘’të neveritshëm’’ VV-në, duke thënë edhe se të njëjtit po abuzojnë me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike.

‘‘FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Postimi:

Jeni të neveritshëm.

A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore?

Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike?

FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë.

Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë.

Por nuk do t’ia dilni.

Marre ju qoftë.