Vlora Çitaku, deputet e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se tani është momenti i fundit që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, të reflektojnë.
Po ashtu, ajo ka thënë edhe se Kosova nuk guxon të sillet me kësi indiference dhe papërgjegjësi pasi që ‘‘bota po ndryshon çdo ditë’’.
Tutje, ajo ka deklaruar edhe është ‘‘një përpjekje e vazhdueshme’’ nga VV-ja ‘‘që të rrënojë çdo mekanizëm, çdo institucion’’.
‘‘Është momenti i fundit që LVV deputeti Kurti, të reflektojë, bota po ndryshon çdo ditë, drastikisht dhe dramatikisht. Kosova nuk guxon të sillet me kësi lloj indiference dhe papërgjegjësie, i bëjmë apel zotit Kurti që të reflektojë. Është një përpjekje e vazhdueshme e këtij subjekti politik që të rrënojë çdo mekanizëm, çdo institucion, prej mediave te bizneset, te gjykatat’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...