Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres së Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së LVV-së Fitore Pacolli, se për “narracion të ulët politik, guxuan t’i thotë Salë Jasharit se është në koordinim me Listën Serbe”, mbesës së heronjve Sala e Hamit Jashari.
Në postimin e saj në FB, Çitaku shkruan:
“Më 5, 6 dhe 7 mars, në Prekaz, në betejën më emblematikе të kombit shqiptar, me pushkë në dorë ranë edhe Sala dhe Hamit Jashari. Dy heronjë të Kosovës.
Sot, mbesa e nënës Salë, Sala e re, Sala Jashari, Sala jonë e mirë, me votën e shqiptarëve patriotë, është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës.
Por, për fat të keq, sot, për nevojat e një narracioni të ulët politik, një nënkryetare e Kuvendit, deri dje Ministre e Drejtësisë, guxon t’i thotë edhe asaj se është “në koordinim me Listën Serbe”.
Jo vetëm Sala, por secila deputete dhe secili deputet i PDK-së ka më shumë atribut dhe kontribut për shtetin e Kosovës sesa kjo nënkryetare.
Diku kemi gabuar, në fakt, që një profil i tillë ka arritur të mbajë pozita të larta shtetërore, kjo është e dukshme.
Por uroj që sot të jetë fillimi i fundit të këtij mentaliteti.
E turpshme, për besë”.