Çitaku thotë se Kurti kërkoi nga partitë nënshtrim: Nuk ofroi zgjidhje - Gazeta Express
string(69) "citaku-thote-se-kurti-kerkoi-nga-partite-nenshtrim-nuk-ofroi-zgjidhje"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 10:42

Çitaku thotë se Kurti kërkoi nga partitë nënshtrim: Nuk ofroi zgjidhje

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 10:42

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ajo përmes një stautsi në Facebook, të dielën, ka thënë se Kurti në takim me liderët e partive politike kërkoi vetëm t’i nënshtrohen atij.

Çitaku tha se Kurti nuk ofroi as kompromis, reflektim e as zgjidhje.

“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje. Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq”, ka thënë ajo. /Gazeta Express