Çitaku: Tashmë është e qartë, Kurti do pushtet total – Ai zgjodhi krizën dhe përplasjen - Gazeta Express
string(83) "citaku-tashme-eshte-e-qarte-kurti-do-pushtet-total-ai-zgjodhi-krizen-dhe-perplasjen"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 17:45

Çitaku: Tashmë është e qartë, Kurti do pushtet total – Ai zgjodhi krizën dhe përplasjen

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 17:45

Pak më parë, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën, shkruan Gazeta Express.

Rreth kësaj ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Kjo e fundit ka thënë se tashmë është e qartë se lideri i VV’së Albin Kurti, ‘’nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total’’.

Deputetja e PDK’së ka vlerësuar se Kurti po e shtyn vendin drejt ‘’një krize të re politike’’, dhe se, kryetari i partisë në pushtet ka zgjedhur krizën dhe përplasjen.

Postimi:

Tashmë është e qartë: Albin Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total.

Në kohën kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, ai me vetëdije po e shtyn vendin drejt një krize të re politike. Jo sepse nuk kishte rrugëdalje. Përkundrazi, zgjidhja ishte aty. Mundësia për marrëveshje dhe për zgjedhjen e presidentit ekzistonte.

Por Kurti zgjodhi krizën. Zgjodhi përplasjen. Zgjodhi interesin e tij politik mbi interesin e shtetit.

Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë këtë ndëshkim që po ua imponon ai.

Institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt, e aq më pak e një njeriu që e sheh pushtetin si qëllim në vetvete.

Kosova është më e madhe se ambicia e kujtdo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement