Vlora Çitaku ka marrë pjesë sot në protestën që u mbajt në Shkup në mbështetje të krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.
Çitaku ka publikuar foto nga protesta, ndërsa ka shkruar se sot në Shkup u mblodhën me kërkesën e vetme për drejtësi, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj i plotë:
Faleminderit motrave dhe vëllezërve tanë që sot u mblodhën në Shkup, me një kërkesë të vetme: duam drejtësi.
Faleminderit që, ashtu siç na i hapët dyert dhe zemrat gjatë luftës në Kosovë, edhe sot na dëshmuat se jeni me ne.
Ju rritë nderi.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...