string(94) "citaku-smund-te-suspendojme-demokracine-per-shkak-te-tekeve-te-kurtit-dhe-ambicieve-te-haxhiut"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 11:43

Çitaku: S’mund të suspendojmë demokracinë për shkak të tekeve të Kurtit dhe ambicieve të Haxhiut

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 11:43

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se realiteti politik në Kuvendin e Kosovës është se partia fituese nuk e ka shumicën parlamentare.

Këtë deklaratë, ajo e bëri kur u pyet për deklaratën e djeshme të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se i ka numrat për Qeverinë, por se i fton partitë tjera që ta sfidojnë duke e votuar kandidaten e tyre për kryeparlamentare.

“Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti. Ne e vlerësojmë realitetin politik që e kemi në Kuvend. Nuk ka shumicë parlamentare. I bëjmë ftesë të reflektojë, të ndërrojë kandidaten dhe të ecim tutje”.

“Ne nuk mund të suspendojmë demokracinë për shkak të tekeve të z. Kurti dhe ambicieve të znj. Haxhiu”./Express/