Çitaku reagon pas deklaratave të Haxhiut: Nga opozita po kërkohet të legjitimohen tendencat totalitare të A.K. - Gazeta Express
string(108) "citaku-reagon-pas-deklaratave-te-haxhiut-nga-opozita-po-kerkohet-te-legjitimohen-tendencat-totalitare-te-a-k"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 19:02

Çitaku reagon pas deklaratave të Haxhiut: Nga opozita po kërkohet të legjitimohen tendencat totalitare të A.K.

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 19:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimet të fundit ku Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar Glauk Konjufcën për President.

Çitaku tha se tashmë është e qartë se nga opozita po kërkohet pjesëmarrje vetëm për të legjitimuar tendencat totalitare të Albin Kurtit.

“Tashmë është e qartë se nga opozita po kërkohet pjesëmarrje vetëm për të legjitimuar tendencat totalitare të A.K. Kuvendi nuk është arenë gare. Kuvendi është vendi ku duhet të ketë marrëveshje dhe konsensus, ku ndërtohet balanca demokratike e shtetit”.

“Fatkeqësisht, për A.K. këto nocione duket se janë të panjohura. Kur pushteti kërkohet pa kufij dhe pa dialog, demokracia kthehet në krizë. Kosova nuk e meriton këtë”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement