Çitaku publikon një sms me të cilin Kurti iu drejtohet studentëve për 100 eurot: Mashtrim, abuzim, papërgjegjësi - Gazeta Express
string(109) "citaku-publikon-nje-sms-me-te-cilin-kurti-iu-drejtohet-studenteve-per-100-eurot-mashtrim-abuzim-papergjegjesi"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 17:07

Çitaku publikon një sms me të cilin Kurti iu drejtohet studentëve për 100 eurot: Mashtrim, abuzim, papërgjegjësi

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 17:07

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të 100 eurove.

Për këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Kjo e fundit këtë veprim të qeverisë në detyrë e cilësoi si ‘’abuzim me taksat e qytetarëve’’ të Kosovës, gjë e cila po bëhet për ‘’nevojat elektorale’’ të Kurtit.

Çitaku ka deklaruar edhe se kjo gjë s’është kujdes social e as mbështetje për rininë, porse, siç ka vlerësuar ajo, është mashtrim, manipulim, papërgjegjësi dhe panik.

Në postimin e saj, deputetja Çitaku ka ndarë edhe një fotografi përmes të cilit shihet se Kurti i është drejtuar studentëve lidhur me 100 eurot e ndara për ta.

Postimi:

Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV.

Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët.

Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë.

Është mashtrim.

Është manipulim.

Është papërgjegjësi.

Dhe mbi të gjitha, është panik.