Çitaku: PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme, Kosova e humbi vitin 2025 - Gazeta Express
string(84) "citaku-pdk-nuk-do-te-jete-pjese-e-nje-seance-te-paligjshme-kosova-e-humbi-vitin-2025"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 10:59

Çitaku: PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme, Kosova e humbi vitin 2025

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 10:59

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se partia e saj nuk do të bëhet pjesë e “një seance të paligjshme” që u thirr nga Kuvendi me nënshkrime të Vetëvendosjes për në orën 11:00, para asaj për formim të qeverisë.

Çitaku e cilësoi këtë seancë si farsë dhe tha se nuk është zgjidhje.

“Kjo seancë është e paligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës. Për 10 muaj Kosova është mbajtur peng, është zhytur në bllokim institucional. Qytetarët po presin qeveri të re, parlament funksional, komisione punë e shtet normal. Fatkeqësisht, Kosova e ka humbur tërësisht vitin 2025. Kosova dhe qytetarët s’e kanë pasë këtë luks. Përkundrazi, kemi pasë nevojë për një vit dinamik si asnjëherë më parë”.

Çitaku tha se këtë zvarritje e bëri partia që doli e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit

“Kush e bëri këtë? Partia e parë që ka vendosur ta përdorë rezultatin për të zvarritur. Kjo seancë që do të mbahet pas pak minutash është farsë, nuk është zgjidhje. E përsëris: kjo seancë që do të mbahet pas pak minutash, është farsë. Është truk politik. Nuk është zgjidhje, është tentim për të mbuluar dështimin. Ajo që po shohim sot është e dukshme: Kur vjen puna për të formuar institucionet: zvarritje, pasiguri dhe manipulim afatesh nga LVV. Por, kur vjen puna për t’i ikur përgjegjësisë: nxitim i çuditshëm, madje duke shkelur rendin kushtetues. PDK nuk do të jetë pjesë e një seancë të paligjshme. Kjo seancë nuk është thirrur për qytetarët, për të miratuar ligje, por për t’i shpëtuar fajit, që për 10 muaj rresht ka refuzuar të formojë qeveri”./Express/