Çitaku: Kurti shkoi në Gjykatë kundër Faton Klinakut, por për aferat milionëshe të vartësve të tij refuzon - Gazeta Express
string(104) "citaku-kurti-shkoi-ne-gjykate-kunder-faton-klinakut-por-per-aferat-milioneshe-te-vartesve-te-tij-refuzon"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:56

Çitaku: Kurti shkoi në Gjykatë kundër Faton Klinakut, por për aferat milionëshe të vartësve të tij refuzon

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:56

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin ku Faton Klinaku i OVL UÇK-së po akuzohet për kërcënim.

Çitaku në profilin e saj shkruan se Kurti po shkon për të dëshmuar kundër Faton Klinakut për një status në ‘facebook’, derisa kur bëhet fjalë për afera milionëshe të vartësve të tij, ai refuzon t’i përgjigjet Prokurorisë.

“Pra, A.K. shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, “krimi” i të cilit ishte një status në Facebook.

Por, kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, “Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgju, e kupton se situata është më se e qartë”./Express/