Çitaku ironizon me Kurtin që u mor me Hamzën: Pasi e “integroi” Kosovën në BE e NATO, paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së - Gazeta Express
string(124) "citaku-ironizon-me-kurtin-qe-u-mor-me-hamzen-pasi-e-integroi-kosoven-ne-be-e-nato-paska-vendosur-tia-qaje-hallin-edhe-pdk-se"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 13:48

Çitaku ironizon me Kurtin që u mor me Hamzën: Pasi e “integroi” Kosovën në BE e NATO, paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 13:48

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për deklaratat e tij rreth kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza, për të cilin tha se “gjithmonë kryetar i PDK-së është dikush që s’është”.

Çitaku vendosi t’i përgjigjet me ironi Kurtit që u mor me partinë e saj.

“Pasi “e integroi” Kosovën në BE e NATO, “e rriti” ekonominë, “i uli” çmimet, “i rriti” pensionet dhe “ndërtoi” kapacitete të reja energjetike, Albin Kurti paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së. Mos na e bajë dertin neve, Albin. Ne Kryetar e kemi Bedri Hamzën”.

“Shihemi me 28 Dhjetor”, tha ajo.

Në një tubim me mërgimtarë në Oslo të Norvegjisë të dielën, Kurti foli për ndërrimin e kreut të PDK-së dhe arsyen pse s’i dërgoi ftesë për koalicion kësaj partie.

Bedri Hamzën, të cilin e uroi në Facebook kur e mori drejtimin e partisë, e cilësoi si destruktiv.

“Se tashti mundesh me e ndërru emrin e një njeriut dhe fytyrën e personit, por nëse qëndrimet janë identike, nuk po ndryshon situata”, kishte thënë Kurti. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement