Çitaku i falënderon partitë që për shkak të zhvillimeve në Hagë u pajtuan të shtyhet  seanca që e caktoi Osmani - Gazeta Express
string(110) "citaku-i-falenderon-partite-qe-per-shkak-te-zhvillimeve-ne-hage-u-pajtuan-te-shtyhet-seanca-qe-e-caktoi-osmani"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 21:45

Çitaku i falënderon partitë që për shkak të zhvillimeve në Hagë u pajtuan të shtyhet  seanca që e caktoi Osmani

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 21:45

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka falënderuar gjitha partitë politike që ishin dakord me kërkesën e saj që të shtyhet ora e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi gjatë ditës mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do ta ketë fjalën përfundimtare.

Çitaku ka thënë se në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë.

“Falënderoj përfaqësuesit e të gjitha partive politike që sot në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive të Kuvendit me konsensus të plotë vendosëm që seanca të mbahet në ora 17:00. Ky ishte një vendim i ndërgjegjshëm dhe njerëzor në respekt të një momenti historik sepse nesër në Hagë dëgjohet fjala përfundimtare e mbrojtjes. Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement