Çitaku - Haxhiut: Nuk më demantove mua, por qendrimet e juaja - Gazeta Express
string(57) "citaku-haxhiut-nuk-me-demantove-mua-por-qendrimet-e-juaja"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 8:04

Çitaku – Haxhiut: Nuk më demantove mua, por qendrimet e juaja

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 8:04

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjighur deputetës së VV-së, Albulena Haxhiu e cila tha se po e demanton Çitakun, duke ndarë sekuencë nga konferenca e saj, ku Haxhiu tha se ‘aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen”.

Çitaku këtë e ka quajtur lajm të mirë në njërën anë, sepse VV e kuptoi se Aktgjykimet e Kushtetueses zbatohen e nuk negociohen, por që në anën tjetër ka thënë se kjo është shpallje publike e pavlefshmërisë së qëndrimeve të VV-së.

E plotë:

Lajm i mirë, nëse LVV më në fund e kupton se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohen, por zbatohen.

Ky nuk është demantim i deklaratave të mia, por shpallje publike e pavlefshmërisë së qëndrimeve tuaja.