string(72) "citaku-fatkeqesisht-asgje-spo-ndodh-i-bejme-apel-kurtit-qe-te-reflektoje"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 11:43

Çitaku: Fatkeqësisht asgjë s’po ndodh, i bëjmë apel Kurtit që të reflektojë

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 11:43

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se institucionet e vendit po mbesin “peng i kryeneçësisë i kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti”.

Ajo i bëri thirrje Kurtit që “të reflektojë”.

“Edhe nga kjo konferencë këtu, i bëjmë thirrje, i bëjmë ftesë që të reflektojë”, tha Çitaku.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë. Qytetarët e Kosovës kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja, të cilat do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve tanë. Fatkeqësisht asgjë nuk është duke ndodhur. I bëjmë edhe një herë apel që të reflektojë, në mënyrë që të ecim tutje. Faleminderit shumë. Kërkoj falje që s’po kemi lajme më të mira për juve”, tha ajo.