Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, do të mbajë konferencë për media sot në ora 16:00 në selinë e kësaj partie.
“Partia Demokratike e Kosovës sot mban konferencë për media. Para gazetarëve do të deklarohet Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Vendi: Selia qendrore e PDK-së. Koha: 16:00”
Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja.
Sot në Kosovë po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve në 18 komuna, në të cilat më 12 tetor nuk u përcaktua fituesi.