Çitaku: Çfarë turpi, në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe përbuzet Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë - Gazeta Express
string(113) "citaku-cfare-turpi-ne-nje-organizim-ne-vatikan-anashkalohet-dhe-perbuzet-ambasadori-i-kosoves-ne-seline-e-shenjte"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 12:20

Çitaku: Çfarë turpi, në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe përbuzet Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 12:20

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me një organizim në Vatikan ku është anashkaluar Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë, për cka thotë se ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare.

“Çfarë katrahure, çfarë jo serioziteti, çfarë turpi. Në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe përbuzet Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare. Ndërkohë, Martin Berishaj, me afera korruptive multimilionëshe, mbetet i përkdheluri i Kurtit. Ai, jo vetëm që vazhdon të jetë ambasador fuqiplotë, por shihet përkrah liderit suprem kudo. Martini, njëjtë si Rozeta, Nagipi dhe të tjerët, vazhdojnë të kenë mbrojtjen e pakushtëzuar të Kurtit. A thua pse?”, ka shkruar Çitaku.