Çitaku - Albulena Haxhiut: Nuk shantazhohemi nga Lista Serbe se kurrë s'kemi bërë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta - Gazeta Express
string(115) "citaku-albulena-haxhiutnuk-shantazhohemi-nga-lista-serbe-se-kurre-skemi-bere-marreveshje-te-fshehta-ete-ndyra-me-ta"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 21:15

Çitaku – Albulena Haxhiut: Nuk shantazhohemi nga Lista Serbe se kurrë s’kemi bërë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 21:15

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Albulena Haxhiut në lidhje me Listën Serbe.

Çitaku ka thënë se Lista Serbe nuk ka si ta shantazhojë PDK-në sepse nuk ka bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.

“Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se qëndrimi i PDK-së është parimor dhe mbrojtje e rendit kushtetues.

“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini”.

“Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, ka thënë ajo. /Gaazeta Express