Disa cisterna karburanti në portin Salalah të Omanit janë goditur nga dronë, sipas mediave shtetërore, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Firma britanike e sigurisë detare Ambrey thotë se nuk ka dëme në anijet tregtare, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Përveç sulmeve në port, Agjencia e Lajmeve të Omanit thotë se “mjete të shumta ajrore pa pilot” u kapën dhe u rrëzuan. Ajo i përshkruan sulmet si “keqdashëse”, por thotë se nuk janë raportuar viktima.
Ajo gjithashtu raporton se Sulltani i Omanit ka folur në telefon me Presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, për të riafirmuar “pozicionin e neutralitetit” të Omanit dhe shprehu “dënim të prerë” të shënjestrimit të territoreve të tij.
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...