Ciolos: Vendit i duhet shumicë e fortë në Kuvend - Gazeta Express
string(47) "ciolos-vendit-i-duhet-shumice-e-forte-ne-kuvend"

Ciolos: Vendit i duhet shumicë e fortë në Kuvend

Gazeta Express

21/02/2020 16:01

Eurodeputeti Dacian Ciolos gjatë qëndrimit të tij në Shkup porositi partitë politikë për një fushatë me retorikë të matur me të cilën do të lejnë dyert hapur për një bashkëpunim pas zgjedhjeve. Ai tha se vendit i duhet një shumicë e fortë në Parlament për të zbatuar reformat e nevojshme për në BE.

Përtej rezultatit të zgjedhjeve, Maqedonia e Veriut do të ketë nevojë për një shumicë të fortë në Kuvend me qëllim që të bëjë reformat e nevojshme për qytetarët por edhe për të pasur sukses në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Nëse retorika do të jetë banale do të jetë në dëm të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të vendit. Prandaj mendoj se është e rëndësishme edhe për mediat që të krijojnë atmosferën dhe kornizën e një debati me vizione konkrete se çfarë një politikan dhe se çfarë partitë politike duan për vendin në të ardhmen- deklaroi Dacian Ciolos, eurodeputet, kryetar i grupit parlamentar “Reneë Europe” .

Lexo Edhe: