CIMA Construction dhe BKT Kosova me SUPER OFERTË PËR KREDI - Gazeta Express
string(58) "cima-construction-dhe-bkt-kosova-me-super-oferte-per-kredi"

CIMA Construction dhe BKT Kosova me SUPER OFERTË PËR KREDI

Gazeta Express

18/09/2020 11:56

CIMA Construction dhe BKT Kosova, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e kushteve më të mira në treg për kredi, duke iu ofruar klientëve mundësi për blerje të patundshmërive (banesa, lokale, garazha dhe depo) me kushte të veçanta dhe me normë preferenciale të interesit.

Cima Construction është ndërmarrja ndërtimore që ofron cilësi, besueshmëri dhe oferta të mëdha të blerjes së patundshmërive dhe është gjithmonë afër jush.

Lexo Edhe:

Kompleksi Eliza

Kompleksi Eliza gjendet në rrugën Hamdi Grajçevci në Fushë Kosovë. Ndërtimi i kompleksit ka filluar me kompleksin e parë i cili është kompletuar brenda një viti për t’u zgjeruar tashmë me komplekset tjera afër saj dhe ka marrë pamjen e një qyteze me arkitekturë dhe planifikim bashkëkohor duke u bërë model ndërtimi në Kosovë.

Mbi themele të ndërtuara fuqishëm, me materiale të certifikuara dhe të qëndrueshme, komplekset janë ndërtuar në një zonë tërësisht të urbanizuar, bazuar në planin e ndërtimit dhe miratuar sipas të gjitha kritereve. Cilësia e ndërtimit ka mbikëqyrje të vazhdueshme në baza ditore. Për këtë, janë kujdesur një ekip i kompletuar dhe profesionist i kompanisë CIMA CONSTRUCTION me mbi 400 punëtorë, inxhinierë dhe arkitektë të dalluar.

Për më shumë detaje : https://www.cimaks.com/portfolio/kompleksi-eliza/

CIMA Tower

I projektuar nga arkitektë të zgjedhur, kompleksi CIMA TOWER është shndërruar në kërkesë të kohës dhe referencë për banorët e saj të ardhshëm. CIMA TOWER prezanton jo vetëm emrin e kompanisë prestigjioze të ndërtimit, por edhe vizionin për ndërtimin e objekteve me pamje arkitektonike dhe cilësi të jetës urbane bashkëkohore.

Kompleksi CIMA TOWER gjendet në Ferizaj. Vendi i ndërtimit të këtij kompleksi është model edhe për qytetet tjera dhe shpërfaq kërkesat, dëshirën dhe nevojat e klientëve tanë për investime kapitale.

Për më shumë detaje: https://www.cimaks.com/portfolio/cima-tower/

Kompleksi CIMA

Kompleksi Cima është ndërtuar në afërsi të rrugës më të frekuentuar të qytetit, në rrugën B. Aty ku ka plot gjallëri dhe jetë nate. Me plot lokale afariste që plotësojnë të gjitha nevojat e qytetarëve. Vendi ideal për investim të sigurt dhe me perspektivë. Banesat përveç cilësisë arkitektonike dhe ndërtimore që ofrojnë, mundësojnë lidhje dhe qasje të lehtë me kryeqendrën e Kosovës përmes udhëkryqeve të organizuara.

Zyrat Qendrore të CIMA CONSTRUCTION janë në dispozicionin tuaj.

Na kontaktoni në:

Ju kërkoni, ndërsa ne kërkesat tuaja i bëjmë realitet.

Ju mirëpresim me besueshmëri dhe profesionalizëm!

CIMA CONSTRUCTION