Cilit Albin me i besu? Daut Haradinaj ia kujton Kurtit një deklaratë të vitit 2015 për rrymë - Gazeta Express
string(91) "cilit-albin-me-i-besu-daut-haradinaj-ia-kujton-kurtit-nje-deklarate-te-vitit-2015-per-rryme"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 21:05

Cilit Albin me i besu? Daut Haradinaj ia kujton Kurtit një deklaratë të vitit 2015 për rrymë

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 21:05

Daut Haradinaj nga AAK-ja ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij për rrymë të vitit 2015, në kohën sa ishte në opozitë.

Kurti në vitin 2015 kishte thënë se ‘Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet’.

Lexo Edhe:

Haradinaj e bashkangjiti edhe aprovimin e sotëm të Qeverisë të udhëhequr nga Kurti për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

 “Cilit Albin me i besu!?”, shkroi Haradinaj në fotografinë e postuar me deklaratat e Kurtit.

Kujtojmë se ekzekutivi ka bërë me dije se do t’i japë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Por, njoftimi i Qeverisë ka ngjallur kritika të shumta pasi u mor vesh se qytetarëve që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj mund t’u shtrenjtësohet fatura ndoshta dyfish nga shkurti.