Cili është vizioni për Gjakovën? Ardian Gjini tregon se cilat punë i ka me prioritet, porositë qytetarët të dalin të votojnë: Balotazhi është i lodhshëm - Gazeta Express
string(149) "cili-eshte-vizioni-per-gjakoven-ardian-gjini-tregon-se-cilat-pune-i-ka-me-prioritet-porosite-qytetaret-te-dalin-te-votojne-balotazhi-eshte-i-lodhshem"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 21:08

Cili është vizioni për Gjakovën? Ardian Gjini tregon se cilat punë i ka me prioritet, porositë qytetarët të dalin të votojnë: Balotazhi është i lodhshëm

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 21:08

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se vizioni i tij për komunën në katër vitet e ardhshme është që të mbyllen gjitha punët që janë thuajse në mbarim si uji pijshëm, rrugët kryesore që thotë që janë në përfundim, etj.

Ai i ftoi qytetarët të dalin në zgjedhje, duke thënë se gjasat janë të fitojnë pa balotazh.

“Për katër vjet, e konsideroj kryne ujin e pijshëm por duhet me pas kujdes me fazën e punës. Me gjitha rrugët kryesore të kryne që është pothuajse tik, i kemi edhe 7-8 kilometra krejt komunën me kry, me kanalizime kryne. Me një farë forme me i rrumballksu pikat cilat i kam nis”, tha ai në “Pressing” të T7.

“Po ju tregoj që ka ecë Gjakova, është model. Ma nin për Gjilanin, edhe për Mitrovicën se e du shumë Kosovën. Por sot detyra ime që ma ka dhënë populli është me punu për Gjakovën, dhe këtë dua ta kryej sa më shumë”.

“Gjasat janë reale që e mbyllim të dielën, por duhet me prit votën e qytetarëve. Në bazë të matjeve kalojmë, por prapë jemi garë ta shohim si votojnë qytetarët. I lus me dalë me votu, nuk kemi nevojë edhe 30 ditë me vrapu nëpër fshatra kalojmë nëpër punë. Të dielën e dimë, shpresoj raund parë sepse është i lodhshëm balotazhi, sidomos kur ka dallime në numra”, ka thënë Gjini. /Gazeta Express