Një debat që po vazhdon të zhvillohet ende në emisionin “Favorit” është ai se “cili klub është më i madhi në futbollin kosovar”, derisa në faqen zyrtare të televizionit “T7” u bë një sondazh rreth kësaj.
Pyetja e bërë pak orë para fillimit të emisionit ishte: “Cili është klubi më i madh në historinë e futbollit në Kosovë?”, shkruan Gazeta Express.
Mbi 8 mijë persona votuan, teksa 32% e tyre vlerësojnë se Prishtina është klubi më i madh kosovar.
Pas kryeqytetasve renditen Trepça, Ballkani e Vëllaznimi.
Më shumë rreth këtij debati të zhvilluar me analistin e “Favorit”, Ismet Munishi, dhe mysafirët Ajet Shosholli, Rafet Prekazi, Valdet Shoshi e Esad Ejupi, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.
/Gazeta Express/