Cilëve futbollistë ua rriti vlerën Botërori? - Gazeta Express
string(43) "cileve-futbolliste-ua-rriti-vleren-boterori"

Cilëve futbollistë ua rriti vlerën Botërori?

Botërori 2022

Gazeta Express

09/12/2022 16:00

Në këtë artikull janë analizuar së si kanë ndryshuar shifrat e disa futbollistëve që janë paraqitur në Katari 2022

Kur bëhet fjalë për futbollin në botë, nuk ka asnjë dollap si Botërori, madje as Liga e Kampionëve që shpërfaq talente të reja në këtë sport. Botërori është në gjendje që të vendos në hartë futbollistë tepër të mirë për çdo katër vjet. Katari 2022 nuk bën përjashtim. Marca ka bërë një përmbledhje të atyre futbollistëve të cilët janë “rivlerësuar” pas paraqitjeve në Botëror.

Cho Gue-Sung (Koreja e jugut)

“Zemërthyesi” i Koresë së Jugut e filloi Botërorin më vetëm 20 000 ndjekës në Instagram dhe tani ka më shumë së 2.7 milionë ndjekës. Dy goleshi i tij në humbjen 3-2 kundër Ganës e katapultoi atë si një yll, duke u bërë koreani i parë që shënon dy gola në Botëror dhe aziatiku i parë që shënon të dy golat me kokë në të njëjtën ndeshje në Botëror.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 1.4 milion.

Harry Souttar (Australia)

Mbrojtësi 24 vjeçar është shembulli më i mirë çka do të thotë të “kërcesh nga pankina” në një Botëror. Ai arriti në Katari 2022 duke luajtur vetëm një ndeshje në ligë për Stoke City në Championshipin anglez. Megjithatë, australiani ishte “barriera e madhe korale” që ishte problem të kalohet edhe nga “skuadrat ideale” në fazën e grupeve. Raportet në Angli thonë që Everton dhe Wolverhampton janë gati për të dhënë për të mbi 20 milionë euro.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 4.5 milionë euro

Hassan Tambakti (Arabia Saudite)

Mbrojtësi 23 vjeçar i krahut të djathtë ka shkëlqyer në Botëror, ashtu si shoku i tij i skuadrës Al Owais (portier), Kanno (mesfushorë) dhe Al Dawsari (sulmues anësor). Tambakti ishte më i miri në fitoren 2-1 kundër Argjentinës. Ai ka karakteristika të jashtëzakonshme, ai është shumë i shpejt për të ndalur aksionet dhe ta qetësojë ndeshje”, kishte thënë ish trajneri i tij. Carlos Inarejos për Marca.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 1 milion

Aïssa Laïdouni (Tunizia)

Mesfushori 25 vjeçar i Ferencvaros ka fituar zemrat e turmës me sakrificën e tij në mesfushë. Laidouni festonte çdo ndërhyrje dhe perceptim edhe nëse nuk shënonte gol. FIFA e ka shpërblyer atë me çmimin MVP për barazimin kundër Danimarkës 0-0.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 4 milionë

Vanja Milinkovic-Savic (Serbia)

Paraqitja e dobët e Serbisë nuk mund ta lë jashtë paraqitjen e portierit të Torinos, i lindur në Orense 25 vite më parë. Në fakt, Serbia u eliminua nga faza e grupeve dhe vëllai i Sergej Milinkovic-Savic (SMS) mbetet portieri i dytë me më së shumti pritje (16) në Katari 2022. Vetëm,  Wojciech Szczesny ka më shumë, 21 të tilla.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’2.5 milionë.

Jean-Charles Castelletto (Kameruni)

Mbrojtësi 27 vjeçar i nantes ishte çelësi, bashkë me Pallois për Nantes që ta fitonin Kupën e Francës. Në Botëror, ai bëri disa ndërhyrje sidomos gjatë humbjes 1-0 ndaj Zvicrës dhe shënoi dhe asistoi në barazimin 3-3 kundër Serbisë. Fatkeqësisht, ai mungoi në fitoren e Kamerunit kundër Brazilit (1-0) për shkak të një lëndimi.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 4 milionë

Luis Chavez (Meksika)

Mesfushori i Pachuca ishte një ndër të rrallët nga skuadra e Meksikës që shkëlqeu, pas shtatë herë radhazi të paraqitjes në Botërori deri në 1/8-ën e finales së Meksikës e që kësaj here u eliminua në grupe. Chavez, 26 vjeçar, u dallua për vrapimet e tij në dy mënyra dhe aftësitë e tij për të shkuar në sulm. Goli i tij kundër Arabisë Saudite (2-1) nga goditja e lirë ishte njëri prej më të mirëve në Botëror.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 6.5 milionë.

Ko Itakura (Japoni)

Ne ngjitemi në një shkallë për të shikuar futbollistët. Japonia ka disa futbollistë që kanë rritur vlerën e tyre, megjithatë mbrojtësi i Borussia Monchengladbach ka qenë mbrojtësi me formën më konsistente gjatë garës. Ai mungoi kundër Kroacisë – pasi që kishte akumuluar disa karton të verdh – por ka treguar se ka agresivitet dhe mbrojtje të mahnitshme gjatë Botërorit.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 7.5 milionë.

Antonee Robinson (SHBA)

25 vjeçari tregoi aftësitë e tij prej atleti duke e ndihmuar SHBA të arrijë në 1/8-ën e finales. Robinson është futbollisti që ka bërë më së shumti vrapime sprint në garë sipas FIFA-së: 288. Ai është po ashtu i katërti në perceptime të topit (7) dhe i teti në krosime (21) dhe është lidhur me një kalim në Newcastle ose Inter gjatë këtij afati ose në verë.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 10 milionë.

Tyler Adams (SHBA)

Weston McKennie dhe Yunus Musah ishin të jashtëzakonshëm, por çfarë mund të thoni për mesfushorin Tyler Adams. Mesfushori i Leeds u transferua në verë nga RB Leipzig për 17 milionë euro, ishte mburoja dhe balancuesi mes mbrojtjes dhe sulmit. Ai renditet i treti deri me tani, me nëntë ndërhyrje të sakta në fushë.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 17 milionë.

Azzedine Ounahi (Marok)

Fjalët e Luis Enrique kanë ndihmuar që të rrisin vlerën e 22 vjeçarit. “Ai luan shumë mirë dhe nuk di së ndaluri duke vrapuar”, tha trajneri spanjoll. Kundër Spanjës ai ishte futbollisti që vrapoi 14.71 kilometra. Ai ishte po ashtu i dyti lojtar që ka rifituar topa për Marokun (9), dhe i dyti për ndërhyrje të suksesshme dhe i dyti duke fituar duele (7).

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 3.5 milionë.

Sofyan Amrabat (Marok)

Ende me Fiorentinan, por Ambrabat mund t’i bashkohej Tottenhamit në verë siç ka treguar vëllai i tij, Nordim. Ai nuk la asgjë për Pedrin, Gavin dhe Busquetsin ashtu sikurse nuk la asgjë për Modric dhe De Bruyne. Vendosja dhe qëndrueshmëria e tij është një ndër arsyet që Maroku ka pësuar vetëm një gol në Katari 2022, me çmimin e tij që tani thuhet se ka tejkaluar 30 milionë euro.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 10 milionë.

Mohamed Kudus (Gana)

“Gjithëpërfshirësi” i Ajaxit – ai mund të luajë edhe si nëntësh fals – ai pati një start të mirë këtë sezon: 10 gola në 21 ndeshje, katër në Ligën e Kampionëve. “E shoh Kudus duke luajtur në një klub të madh si Real Madridi apo Barcelona”, tha shoku i tij i skuadrës Inaki Williams për Radio Marca. Eliminimi i Ganës nga faza e grupeve e ndërpreu shkëlqimin e Kudus, i cili shënoi dy gola kundër Koresë së Jugut dhe fitoi një penallti kundër Uruguait.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 15 milionë.

Enzo Fernandez (Argjentina)

Ish futbollisti i River Plate, i cili ju bashkua Benficas këtë verë për 12 milionë euro, do të jetë njëri prej emrave të mëdhenj verën e ardhshme. Ka thashetheme që vlera e tij në treg është më shumë së 80 milionë euro. Besohet që Real Madridi do ta transferojë atë në rast se ata dështojnë për ta transferuar Jude Bellingham. Fernandes tashmë la gjurmë në këtë Botëro me një gol të bukur që shënoi kundër Meksikës dhe një pasimi fenomenal që bërë për Alvarez në golin e parë kundër Polonisë.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 35 milionë.

Goncalo Ramos (Portugali)

Fernando Santos e bëri titullar në fitoren 6-1 kundër Zvicrës në 1/8 e finales dhe 21 vjeçari i Benficas ju përgjigj mirë dhe me stil këtij besimi: ai bëhet futbollisti i parë që nga koha e Miroslca Klose (2002) që shënon het trik në të qenit titullar për herë të parë në Botëror. Golin e parë e shënoi me obus me të majtën e tij, të dytin duke sulmuar afër shtyllës dhe të tretin me një parabolë delikate. PSG tashmë është hyrë në lojë por 60 milionë euro nuk do të mjaftojnë për të, duhet më shumë.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 24 milionë euro

Cody Gakpo (Holandë)

Edhe pse yll në Eredivisie, ai është i vetmi futbollist që nuk luan në top ligat e mëdha dhe i cili mund të shtyhet me Erling Haaland kur është puna shënimi i golave. Këtë sezon ai është involvuar në 30 gola: ka shënuar 13 dhe ka asistuar në 17 të tjerë për PSV. Ai është futbollisti më i mirë i “tulipanëve”, duke shënuar tre gola nga katër goditje në portë.

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 45 milionë.

Josko Gvardiol (Kroacia)

“Futbollisti me maskë” është njëri prej emrave që hynë në këtë listë. Ai ishte aq i mirë në ndeshjen e 1/8=ës së finales kundër Japonisë, por ishte i mirë edhe në ndeshjet në grupe. “Transferi i tij do të kushtojë mbi 100 milionë euro”, tha Igor Jovicevic, ish trajner i Gvardiol te Dinamo Zagreb për Marca. Leipzig tashmë ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë euro nga Chelsea verën që shkoi. /GazetaExpress/

Vlera aktuale në ‘Transfermarkt’: 60 milionë.