Cilët persona e kanë më të vështirë të rikuperohen nga Covid-19 - Gazeta Express
string(63) "cilet-persona-e-kane-me-te-veshtire-te-rikuperohen-nga-covid-19"

Cilët persona e kanë më të vështirë të rikuperohen nga Covid-19

Gazeta Express

27/10/2020 15:53

Rastet e zgjatura me Covid-19, ku simptomat e kësaj sëmundjeje janë shumë të vështira të rikuperohen janë shpeshtuar.

Hulumtuesit nga King’s College London, kanë analizuar simptomat e 4.182 rasteve me koronavirus, tek të cilët simptomat e kësaj sëmundjeje kanë zgjatur deri në 12 javë.  Sipas informacioneve, studiuesit kanë vërejtur se këta pacientë kishin përjetuar simptoma si: marramendje, kokëdhimbje, dispne dhe anosomi. Ata gjithashtu vërejtën se këto raste ishin më të shpeshta tek pacientët e moshuar, ata me mbipeshë dhe pacientet femra.

Lexo Edhe:

Pacientët me simptoma të zgjatura të sëmundjes Covid-19 kishin gjithashtu me shumë të ngjarë të raportonin simptoma të çrregullimeve të zemrës, vështirësi në koncentrim dhe rishfaqje të përsëritura të simptomave.

Edhe pse studimi është ende preliminar dhe duhen prova të tjera për ta konfirmuar, ekspertët nga Kolegji i Londrës theksojnë se trajtimi i hershëm i këtyre simptomave dhe shenjave mund të parandaloj zgjatjen e tepërt të sëmundjes. /Gazeta Express