Barcelona është duke punuar rreth transferimit të Nico Williams nga Athletic Club.
Por, për ta arritur këtë, atta duhet të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 58 milionë euro, të paguajnë taksa dhe të gjejnë një formë për ta regjistruar.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas e ka bërë të qartë se shitjet janë të domosdoshme për të regjistruar Nico Williamsin dhe Athletic Bilbao nuk e ka ndërmend të negociojë për kushte më të favorshme, për shkak të marrëdhënieve jo të mira mes dy klubeve.
E për të arritur transferimin dhe regjistrimin e Nico Williams, Barcelonës do t’i duhet të bëjë disa shitje.
Ansu Fati duket se do të largohet, edhe pse një marrëveshme me Monacon ende nuk është arritur. Por, shitja dhe kursimet nga paga e tij nuk do të jenë të mjaftueshme për ta regjistruar Nicon dhe klubit do t’i duhet të bëjë shitje tjera.
Fermin Lopez ka qenë vazhdimisht i lidhur me klube tjera, përfshirë Bayern Munich, Chelsea dhe Al-Ahli.
Barcelona është e hapur ta shesë për 60 milionë euro, por Marca raporton se Fermin Lopez mbetet i interesuar për të qëndruar në Kataloni.
Marc-Andre ter Stegen dhe Araujo janë po ashtu dy opsione të cilat konsiderohen për t’u shitur.
Portieri gjerman e humbi tërë sezonin e kaluar dhe transferimi i Joan Garcias mund të ndikojë në largimin e tij.
Në anën tjetër, Araujo e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë, por nga shitja e tij, Barcelona mund të fitojë shumë para.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...