Cilësia e ujit në pishinën e Gërmisë, Komuna e Prishtinës: Alarm i panevojshëm, analizat janë ende në proces - Gazeta Express
string(105) "cilesia-e-ujit-ne-pishinen-e-germise-komuna-e-prishtines-alarm-i-panevojshem-analizat-jane-ende-ne-proces"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:47

Cilësia e ujit në pishinën e Gërmisë, Komuna e Prishtinës: Alarm i panevojshëm, analizat janë ende në proces

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:47

Komuna e Prishtinës ka thënë se është krijuar “alarm i panevojshëm” mbi cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë meqë mostrat ende janë duke u analizuar nga me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Komuna kritikoi edhe Institutin se ka bërë deklarata publike të parakohshme, duke rrezikuar dezinformimin e qytetarëve.

“Kryeqyteti njofton opinionin publik se Ndërmarrja Publike Lokale “Sportmarketing”, me vetiniciativë, ka iniciuar nënshkrimin e një marrëveshjeje me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), me qëllim të marrjes dhe analizimit të mostrave të ujit, si dhe monitorimit javor të cilësisë së tij në Pishinën e Gërmisë. Sportmarketing, në cilësinë e ndërmarrjes publike, shpreh përkushtimin e plotë për zbatimin e të gjitha udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së dhe institucioneve përgjegjëse, duke e konsideruar shëndetin publik si prioritetin kryesor”, tha komuna në një deklaratë.

“Megjithatë, Kryeqyteti shpreh shqetësimin lidhur me alarmin e panevojshëm të krijuar nga deklaratat publike të parakohshme dhe të pambështetura në rezultate përfundimtare. Sipas vetë IKSHPK-së, mostrat e dyta janë ende në proces të analizës laboratorike dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nesër. Çdo komunikim publik para përfundimit të këtyre analizave rrezikon të dezinformojë qytetarët dhe të krijojë konfuzitet”.

Komuna e Prishtinës ka apeluar për “maturi dhe përgjegjësi në komunikimet publike, duke riafirmuar angazhimin për transparencë të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse”.

“Qytetarët do të informohen pa vonesë sapo të publikohen rezultatet zyrtare”./Express/