“Juela më duket si më pak që e ka gojën e keqe”
Këngëtari i njohur, Gjeto Luca, ka qenë i ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio, ku ka folur për projektet e tij muzikore si dhe për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Moderatoret e emisionit e kanë ngacmuar Gjeto Lucën edhe në lidhje me rrugëtimin e djalit të tij, Marko, në BBV 5. Livia e pyeti këngëtarin se cila do të ishte nusja ideale nga vajzat e shtëpisë dhe ai tha emrin e Juelës.
I pyetur nëse do i pëlqente Markos, ai tha “nuk e besoj” dhe më pas shtoi se “ndoshta mund t’i pëlqejë Selin ose Brikena”.
Pjesë nga intervista:
Po të kishte zgjedhur një ‘nuse’ ideale në shtëpinë e “Big Brother”, për ty cila do të ishte?
Për mua?
Asnjëra
Më pëlqen kjo nga Laçi, si e ka kjo
Juela
Juela më duket si më pak që e ka gojën e keqe. Është më e mirë, duke se ka një karakter më besnik. Po prapë nuk e vulos dot pasi përderisa hyjnë me lujt dhe ai që hy për të fituar atë, normalisht që duhet me dalë prej veti.
Duke njohur Markon, mund t’i pëlqente Juela? Në një rast që mund të ishte beqar
Jo, se di. Nuk e besoj
Cila do ishte vajza që mund t’i pëlqente më shumë? Duke e njohur
Ndoshta Selin, ndoshta ajo nga Kosova.