Cilat janë shenjat klinike të koronavirusit dhe çfarë duhet të bëni - Gazeta Express
string(67) "cilat-jane-shenjat-klinike-te-koronavirusit-dhe-cfare-duhet-te-beni"

Cilat janë shenjat klinike të koronavirusit dhe çfarë duhet të bëni

Gazeta Express

16/03/2020 10:01

Të gjithë ata persona që kanë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor. Këtë duhet ta bëni përmes numrit të telefonit 038 200 80 800. Mos shkoni te mjeku pa i pasur shenjat klinike dhe pa telefonuar në këtë numër

Disa pacientë mund të kenë dhimbje të fytit, rrjedhje nga hundët ose diarre. Zakonisht këto simptoma janë të buta dhe fillojnë gradualisht, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Shneta.

Lexo Edhe:

Disa njerëz infektohen me virusin, por nuk shfaqin ndonjë simptomë dhe nuk shfaqin ankesa. Shumica prej njerëzve të prekur, rreth 80 për qind shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.

Rreth 1 në 6 persona që preken nga koronavirusi sëmuren rëndë dhe zhvillojnë vështirësi në frymëmarrje. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme mjekësore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës, diabeti, kanë më shumë mundësi t’iu rëndohet gjendja nga koronavirusi.

Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor. Këtë duhet ta bëni përmes numrit të telefonit 038 200 80 800. Mos shkoni te mjeku pa telefonuar në këtë numër. /Gazeta Shneta/