Cilat janë pasojat e stresit afatgjatë në trupin tonë? - Gazeta Express
string(53) "cilat-jane-pasojat-e-stresit-afatgjate-ne-trupin-tone"

Cilat janë pasojat e stresit afatgjatë në trupin tonë?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/03/2023 19:35

Stresi na prek të gjithëve, paralajmërojnë mjekët të cilët shtojnë se shpesh mund të vërejmë simptoma stresi kur disiplinojmë fëmijët tanë, gjatë orarit të punës, kur menaxhojmë financat tona ose kur kemi të bëjmë me një marrëdhënie sfiduese. Siç shpjegojnë ata, stresi është me të vërtetë kudo rreth nesh.

Dhe ndërsa një sasi e vogël stresi është krejtësisht e mirë, dhe në disa raste mund të jetë edhe e dobishme, stresi afatgjatë mund të na lodhë dhe të shkaktojë probleme të caktuara shëndetësore, disa prej të cilave nuk janë aspak të padëmshme, raporton ëebMD, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Lexo Edhe:

Hapi i parë në menaxhimin e stresit është njohja e simptomave të tij, por mund të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Përkatësisht, shumica e njerëzve janë mësuar aq shumë me stresin sa që shpesh nuk e dinë se janë nën stres derisa të arrijmë te një problem i caktuar shëndetësor.

Efektet që mund të shkaktojnë stresi afatgjatë përfshijnë:

problemet e shëndetit mendor si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitetit

sëmundjet kardiovaskulare duke përfshirë sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut, ritmet jonormale të zemrës, sulmet në zemër dhe goditjet në tru

obeziteti dhe çrregullime të tjera të të ngrënit

problemet menstruale

mosfunksionimi seksual si impotenca ose ejakulimi I parakohshëm

problemet e lëkurës si puçrrat, psoriasis dhe ekzema

humbje e përhershme e flokëve

probleme gastrointestinale si gastriti, koliti ulceroz dhe sindroma e zorrës së irrituar.