Cilat janë kufizimet e reja që do t’i bëhen qytetarëve të Kosovës për shkak të koronavirusit - Gazeta Express
string(91) "cilat-jane-kufizimet-e-reja-qe-do-ti-behen-qytetareve-te-kosoves-per-shkak-te-koronavirusit"

Gazeta Express

09/04/2020 9:07

Cilat janë kufizimet e reja që do t’i bëhen qytetarëve të Kosovës për shkak të koronavirusit

Gazeta Express

09/04/2020 9:07

Institucionet janë të obliguara të nxjerrin vendime të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes mbi bazën e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Kushtetuesja e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, i cili vendim, përkundër këtij interpretimi, do të zbatohet si i tillë deri më 13 prill

Lexo Edhe:

Për të legjitimuar kufizimin e lëvizjes, Ministria e Shëndetësisë, ditët në vijim pritet të marrë vendime veç e veç për komunat, ashtu siç e parasheh Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Ky afat ia mundëson Kuvendit të Kosovës që nëpërmjet amendamentimit të ndryshojë e plotësojë Ligjin për sëmundjet ngjitëse.

Se vendimet do të merren veç e veç për secilën komunë, e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.