Cilat janë gabimet drejtshkrimore te mbiemrat? - Gazeta Express
string(45) "cilat-jane-gabimet-drejtshkrimore-te-mbiemrat"

Gazeta Express

28/01/2020 11:24

Cilat janë gabimet drejtshkrimore te mbiemrat?

Gazeta Express

28/01/2020 11:24

Siç kemi përmendur në pjesën e parë të këtij cikli shkrimesh, në këtë tekst do t’i paraqesim shkeljet drejtshkrimore në fushën e mbiemrave

Lumnije Morina

Lexo Edhe:

Te mbiemrat kemi gjetur shumë shkelje të gabimeve gramatikore gjatë vëzhgimeve tona nëpër mediet elektronike, duke filluar që nga mospërdorimi i numrit shumës të tyre edhe kur emri është në numrin shumës, mospërshtatja e gjinisë së mbiemrin me gjininë e emrit, pastaj ngatërrimi i rasave të mbiemrit, sikurse ndodh edhe tek emri e të tjera shkelje. Për t’i parë këto shkelje të normës i kemi paraqitur ato me shembuj konkretë dhe jemi përpjekur ta tregojmë trajtën e duhur të tyre.

Për shembull, mosvënia e -së te mbiemrat të cilët shumësin e formojnë me :

Në këtë titull emrin e kemi në numrin shumës, prandaj edhe mbiemri duhet të shkruhet në shumës, ngaqë gjinia e mbiemrin përcaktohet nga gjinia e emrit: zyrtarët shtetërorë…

Mosshënimi i mbaresës së shumësit ndodh edhe te mbiemrat që shumësin e formojnë me -nj. Për shembull:

Në këtë titull mungon mbaresa -nj e shumësit të mbiemrit i ri, pra duhet të shkruhet: … dy planetë të rinj.

Pastaj kemi mospërshtatje të gjinisë së mbiemrit me gjininë e emrit.

Në këtë fjali kemi të shkruar gabimisht mbiemrin në gjini femërore, kurse emri është në gjini mashkullore. Mbiemri duhet të jetë në gjininë mashkullore ngaqë emrin e kemi në po këtë gjini: …të njëjtin aeroplan…

Përveç shkeljeve drejtshkrimore te numri dhe te gjinia e mbiemrit, kemi edhe ngatërrimin e trajtave dhe rasave të tij.

Në këtë rast kemi ngatërrimin e mbiemrit i varfër, i cili në trajtën e shquar bën i varfri, me emrin varfëri/a. Prandaj duhet të jetë: Tregu i sigurimeve, më i varfri në…

Pastaj, shkelje të shumta drejtshkrimore të mbiemrit, gjatë vjeljes së tyre, kemi hasur edhe te shkrimi i mbiemrave të përbërë. Në të shumtën e rasteve mbiemrat e përbërë që shkruhen njësh, i kemi gjetur të shkruar ndaras.

Ky mbiemër në këtë fjali shkruhet njësh jo ndaras: …agjendë dyvjeçare… Pastaj kemi mbiemrat e nyjshëm me temë ndajfoljore: i shpejtë, i drejtë, i lartë etj., të cilët shkruhen gabimisht, duke u ngatërruar me ndajfoljet shpejt, drejt, lart etj. Ja një shembull:

Në këtë titull kemi të shkruar gabimisht mbiemrin i shpejtë, pra duhet të shkruhet: …goli më i shpejtë…

Këto janë disa nga shkeljet më të shpeshta drejtshkrimore te mbiemrat, të cilat i kemi hasur gjatë vëzhgimeve tona, në mediet elektronike. Në shkrimin e ardhshëm do t’i paraqesim shkeljet drejtshkrimore te numërori.

Gabimet gjuhësore që i bëjmë të gjithë