Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me momentet më voluminoze nga darka e të nominuarve.
Këtë javë të nominuar ishin: Santiana, Alba, Blerando, Linda dhe Alby.
Përgjatë darkës ata iu përgjigjen pyetjeve të ndryshme me spec, derisa nuk munguan as përplasjet që lindën aty për aty.
Pos tjerash, Santiana është pyetur mbi relacionin me Bucin, Alba për Blerandon e lojën në vazhdim, Alby mbi ndonjë strategji të mundshme, Linda mbi debatin me Ganiun e Blerando rreth pëlqimit ndaj Albës.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.