Cila pije është më e mirë për hidratim? - Gazeta Express
string(38) "cila-pije-eshte-me-e-mire-per-hidratim"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

30/06/2023 18:36

Cila pije është më e mirë për hidratim?

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

30/06/2023 18:36

Kur keni etje dhe keni nevojë për një pije, cilat pije janë më të mira për t’ju mbajtur të hidratuar?

Sigurisht, gjithmonë mund të merrni një gotë ujë – por H20 nuk është pija më hidratuese, sipas një studimi nga Universiteti St. Andrews i Skocisë që krahasoi reagimet e hidratimit të disa pijeve të ndryshme.

Lexo Edhe:

Studiuesit zbuluan se ndërsa uji – normal dhe i gazuar – bën një punë mjaft të mirë për të hidratuar shpejt trupin, pijet me pak sheqer, yndyrë ose proteina bëjnë një punë edhe më të mirë për të na mbajtur të hidratuar për më gjatë.

Arsyeja ka të bëjë me mënyrën se si trupi ynë reagon ndaj pijeve, sipas Ronald Maughan, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të St. Andreës dhe autor i studimit. Një faktor është vëllimi i një pije të caktuar: Sa më shumë të pini, aq më shpejt pija zbrazet nga stomaku dhe përthithet në qarkullimin e gjakut, ku mund të hollojë lëngjet e trupit dhe t’ju hidratoj.

Qumështi është më hidratues se uji

Faktori tjetër që ndikon në atë se sa mirë hidraton një pije lidhet me përbërjen ushqyese të saj. Për shembull, qumështi është më hidratues se uji i thjeshtë, sepse përmban sheqer laktozë, disa proteina dhe pak yndyrë, të cilat të gjitha ndihmojnë në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku dhe të mbajnë të hidratuar për një kohë të gjatë.

Qumështi gjithashtu ka natrium, i cili vepron si një sfungjer dhe mban ujin në trup dhe rezulton në më pak urinë të prodhuar.