Cila këngë lansohet t ‘premten në ora 12 të natës - Gazeta Express
string(48) "cila-kenge-lansohet-t-premten-ne-ora-12-te-nates"

Cila këngë lansohet t ‘premten në ora 12 të natës

Muzike

Gazeta Express

29/06/2021 12:17

Një hit i verës është paralajmëruar në ora 00:00 të ditës së premte këtë javë

Vera ka ardhur e bashkë me të edhe shumë hite të nxehta në Kosovë dhe Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Lexo Edhe:

E kur është fjala për hite, atëherë treshja Butrint Imeri, Ledri Vula dhe Kida nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Pasi tashmë kanë lansuar nga një këngë hit, ata pritet që me datën 3 korrik të lansojnë një këngë e cila është incizuar në Turqi si videoklip.

“t’premtën n’12 t’natës”, ka shkruar Butrint Imeri në profilin e tij në Instagram.

Express ka raportuar se kënga “Dale” e kësaj treshe pritet të lansohet më këtë datë, derisa Butrinti vjen me këngën e re pas një jave, pasi që një javë më parë ai lansoi këngën “Dujëm”, këngë e cila ka më shumë se 4.5 milionë klikime brenda 5 dite.

“Dale” pritet të lansohet në platformën e YouTube, AVD Digital.