Cila është strategjia e Speciales për ta zgjatur procesin në pafundësi, Latifi beson se ka diçka të qëllimshme - Gazeta Express
string(109) "cila-eshte-strategjia-e-speciales-per-ta-zgjatur-procesin-ne-pafundesi-latifi-beson-se-ka-dicka-te-qellimshme"

Cila është strategjia e Speciales për ta zgjatur procesin në pafundësi, Latifi beson se ka diçka të qëllimshme

Lajme

Gazeta Express

27/05/2024 21:41

Analisti Blerim Latifi duke folur për gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale, supozoi se prokuroria ka strategji për ta zvarritur procesin.

Latifi pohoi se mund të jetë strategji që të krijohet një proces i pafund, që në fund “do të rezultojë me pafajësinë e të akuzuarve”.

Lexo Edhe:

“Trupi gjykues sipas ligjit dhe parimit të drejtësisë duhet të jetë palë neutrale, shpesh-herë me gjeste të caktuara dhe veprime të caktuara, dmth duke marrë më shumë kohë sesa vetë koha të cilën e ka në dispozicion pala mbrojtëse, faktikisht është e devijuar apo deformuar procesin. Pastaj zvarritja e kemi pa edhe me dëshmitarë të cilët nuk thonë asgjë, 7-8 dëshmitarë që e thonë të njëjtën gjë ajo në drejtësinë racionale dhe një drejtësi që synon me arritë deri tek e vërteta duhet shmanget diçka e tillë”, tha ai.

“Krejt këto janë në fuksnion të një strategjie të mirëmenduar, po supozoj tash, të prokurorisë për me zvarritë procesin. Me kriju një proces të pafund, i cili në fund edhe nëse rezulton me pafajësinë e të akuzuarve që unë besoj që do të rezultoj në fund me pafajësinë e tyre sepse është një aktakuzë e ngritur mbi shpifje e gjëra ta paqëndrueshme, megjithatë mbetet padrejtësi e madhe se ti i ke dënu ata njerëz po supozoj 10 vjet brenda grilave”, tha Latifi në Pressing.