Cila është mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë? - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

22/05/2020 8:42

Cila është mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë?

Shneta

Gazeta Express

22/05/2020 8:42

Falë produkteve mbrojtëse në ditët e sotme çiftet mund të kontrollojnë kohën kur duan të kenë fëmijë.

Është e mundur që të prisni gjatë për të krijuar familje, por mund të jetë pak e vështirë që të mbeteni shtatzënë.

Fertiliteti në mënyrë natyrale varet nga mosha, dhe dëshira për të pasur fëmijë më vonë mund të rrisë rrezikun për shtatzëni.

Nuk ka “moshë perfekte” që të mbeteni shtatzënë. Vendimi për të krijuar familje varet në disa faktorë duke përfshirë moshën tuaj dhe gatishmërinë tuaj që të bëheni prind.

Portrait of group pregnant women by MaaHoo Studio - Pregnant ...

Edhe pse jeni 20 apo 40-vjeçar nuk do të thotë që ju nuk mund të keni një fëmijë të shëndetshëm.

Nëse jeni në të 20-at

Femrat kanë më shumë mundësi që të mbeten shtatzënë. Kjo është koha kur femra ka kualitet të numrit të vezoreve.

Nëse jeni në të 30-at

Fertiliteti fillon te bie nga mosha 32-vjeçare, pas moshës 35-vjeçare shpejtësia e uljes së fertilitetit fillon të rritet.

Femrat lindin me të gjitha vezët që janë 1 milionë prej tyre. Numri i vezoreve gradualisht ulet nga mosha në moshë.

Rreth moshës 37-vjeçare numri i vezëve të mbetura është 25 mijë, shkruan healthline. Komplikimi në shtatzani mund të jetë më i madh nga mosha 35-vjeçare.

UK Covid-19 study reassures pregnant women, but warns risks higher ...

Nëse jeni në të 40-at

Është paksa e vështirë që të mbeteni shtatzënë në këtë moshë sepse kualiteti i vezëve bie.Vezët e vjetra mund të kenë më shumë probleme në kromozome gjë që dërgon në një lindje jo të shëndetshme dhe fëmija mund të lind me defekte.

Shumë femra kanë një lindje normale dhe të shëndetshme edhe pse janë në të 40-at, por rreziku për një lindje më të rrezikshme është më i madh, transmeton lajminet.

Pas moshës 40-vjeçare doktorët duhet të bëjnë teste të veçanta me monitorime që të shohin nëse mund të ketë komplikime gjatë shtatzënisë.

Give list of hospitals catering to pregnant women: Bombay HC to ...