Cila është arsyeja? Katër banorët e BBV 5 do të dalin nga shtëpia... - Gazeta Express
string(64) "cila-eshte-arsyeja-kater-banoret-e-bbv-5-do-te-dalin-nga-shtepia"

TV/Film

Gazeta Express

30/03/2026 19:28

Cila është arsyeja? Katër banorët e BBV 5 do të dalin nga shtëpia…

TV/Film

Gazeta Express

30/03/2026 19:28

Selin, Brikena, Mali dhe Miri janë banorët më të vjetër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ata kanë 100 ditë në këtë rrugëtim të tyre në këtë reality show.

E për këtë arsye, Vëllai i Madh ka menduar që t’i surprizojë. Ditën e sotme ka hyrë një zarf i bardhë në shtëpi, në të cilën shkruhej se katër banorët do të dalin një xhiro me makinë.

“Banorë, kanë kaluar 100 ditë që nga momenti që shtëpia e ‘Big Brother VIP 5’ ndezi dritat për herë të parë. Për katër prej jush që janë bërë pjesë e shtëpisë që nga dita 1, kanë qenë 100 ditë me përballje, lot, të qeshura, kujtime dhe do mbeten gjatë.

Brikena, Mal, Miri, Selin, duke qenë se jeni banorët më të vjetër të shtëpisë, mbrëmja e sotme për ju do të jetë ndryshe. Vëllai i Madh iu njofton se do të dilni për herë të parë jashtë shtëpisë. Ju pret një xhiro me makinë”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement