Cikalleshi: Ne s’jemi as Anglia e as Italia, kush do le të na kritikojë - Gazeta Express
string(68) "cikalleshi-ne-sjemi-as-anglia-e-as-italia-kush-do-le-te-na-kritikoje"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 9:31

Cikalleshi: Ne s’jemi as Anglia e as Italia, kush do le të na kritikojë

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 9:31

Sokol Cikalleshi ishte lojtari më i mirë në fushë për Shqipërinë në sfidën ndaj Republikës Çeke, falë edhe supergolit që realizoi.

Në analizën që i bëri ndeshjes Cikalleshi u ndal më shumë te aspektet pozitive.

Lexo Edhe:

“Unë jam në fushë sa herë që trajneri më kërkon këta. Jam munduar të bëj më të mirën time, e tregova dhe sot. Jam i lumtur që shënova, do të isha shumë i lumtur në qoftë se do të fitonim. Gjithmonë mendoj për fanellën kuqezi, për tifozët, nuk e kam vendosur veten në plan të parë. Rezultati është i rëndësishëm, trajneri ka pasur gjëra në kokën e tij për të sqaruar, tani është i qartë si do të luajmë në shtator. Prodhuam më shumë volum, shënuam një gol, mund të shënonim më shumë. Goli i tretë ishte aksidental sepse ishte faull për ne”.

“Edhe ata skeptikët që flasin për sulmin e Kombëtares, dua ti them që duhet të jemi të gjithë bashkë për ta ndihmuar Kombëtaren dhe jo të krijojnë disbalancë. Nuk mund ta ndajmë ekipin. Duhet të mbrojmë të gjithë dhe të sulmojmë të gjithë. Nuk jemi as Anglia as Italia. Nuk kemi as Cristiano Ronaldon as Sergio Ramos. Duhet të jemi të gjithë bashkë”.

“Kush do të na shikojë mirë e falënderojmë, kush do të na shikojë keq prapë e falënderojmë. Si Kallaku dhe Çekiçi, janë 2 lojtarë që na nevojiten shumë. Duhet të punojnë shumë, ky është vetëm fillimi për ta, ndihem shumë mirë me të dy. E falënderoj Kallakun për pasin. I uroj shumë suksese. Të gjithë bashkë të ecim përpara”, u shpreh Cikalleshi.