Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut në Librazhd - Gazeta Express
string(54) "cifti-zviceran-humb-ne-parkun-e-shebenikut-ne-librazhd"

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 14:53

Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut në Librazhd

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 14:53

Një çift turistësh nga Zvicra kanë humbur në Parkun Kombëtar të Shebenikut në Librazhd , në zonën e mbrojtur që shtrihet në juglindje të vendit.

Dyshohet se ata kanë dalë nga shtegu i shënuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë urgjente.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, ka ngritur një grup emergjence, i cili në bashkëpunim me forcat e policisë së komisariatit të Librazhdit po zhvillon një operacion kërkimi për të gjetur dhe shpëtuar turistët e huaj.

Operacioni është në zhvillim dhe situata mbetet delikate, për shkak të terrenit malor dhe motit që mund të përkeqësohet.