Në pjesën e dytë të emisionit Pressing në T7për të folur për rastet e spiunazhit marrë shkas nga arrestimi i Fatmir Shehollit, të ftuar janë Nasim Haradinaj, Nexhmedin Spahiu, Blerim Latifi, Burim Ramadani e Skender Perteshi.
Derisa fliste Nexhmedin Spahiu, ndërhyri Haradinaj, teksa i thotë se “çifti yt më ka çu në burg”.
Spahiu vazhdon të thotë se ai nuk merret me spiunazh, ndërsa Haradinaj i thotë se ka dyshime për AKI, se pse nuk i hetojnë njerëzit si Nexhmedin Spahiu.
Më poshtë mund ta lexoni një pjesë nga debati i tyre:
Spahiu: A je kon në burg?
Haradinaj: Po, çifti yt më ka çu.
Spahiu: Çifti jem nuk merret me spiunllëqe
Haradinaj: Tash të kallxoj, të bindi ty. Jam kon në burg e çifti yt më ka çu.
Spahiu: S’mundesh me gjet çiftin tem në Kosovë
Haradinaj: I pari dyshim që kam në AKI është pse çifti yt nuk hetohet
Spahiu: I kanë për detyrë me i hetu të gjithë
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...