Çifti nga Kosova aksidentohen në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, ndodhen jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në spital - Gazeta Express
string(120) "cifti-nga-kosova-aksidentohen-ne-rrugen-gjirokaster-tepelene-ndodhen-jashte-rrezikut-per-jete-dhe-po-trajtohen-ne-spital"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2026 10:54

Çifti nga Kosova aksidentohen në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, ndodhen jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në spital

Lajme

Gazeta Express

04/07/2026 10:54

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash.

Sipas të dhënave, një automjet tip Seat me tabela të Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një fushë, raporton Top Channel.

Në automjet udhëtonte një çift, të cilët kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Burimet bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement