Çifti gjen gjarprin brenda qeses me lakrën jeshile - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

15/04/2021 10:28

Çifti gjen gjarprin brenda qeses me lakrën jeshile

Fun

Gazeta Express

15/04/2021 10:28

Një çift kanë gjetur një gjarpër helmues brenda qeses së lakrës jeshile.

Gjarpri i rrallë, i njohur me emrin “Hoplocephalus bitorquatus” kishte mbetur në mesin e sallatës të cilën Alexander White dhe Amelie Neate e kishin blerë në një market në Sidnei.

“Po lëvizte dhe po nxirrte gjuhën jashtë”, tha White. “Ishte gjuha e tij përmes së cilës e kuptova se nuk ishte thjesht një krimb gjigant. Do të isha më i qetë me një krimb, të jem i sinqertë”.

Gjarpri ishte rreth 20cm i gjatë dhe dukej se po flinte i qetë në sallatën jeshile në raftet e ftohta të marketit, deri kur White e mori për ta dërguar në shtëpi, shkruan  The Guardian.

Çifti thirrën shërbimin për shpëtimin e kafshëve të egra dhe u thanë se ai ishte ndër gjarpërinjtë më helmues dhe agresiv në Australi.