CIA nis fushatë për të rekrutuar iranianë - Gazeta Express
string(41) "cia-nis-fushate-per-te-rekrutuar-iraniane"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 12:35

CIA nis fushatë për të rekrutuar iranianë

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 12:35

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) ka publikuar në rrjetet sociale udhëzime të reja në gjuhën perse (farsi) për iranianët që dëshirojnë të kontaktojnë në mënyrë të sigurt shërbimin sekret amerikan.

Kjo përpjekje rekrutimi vjen në një moment kur SHBA-ja ka shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti Donald Trump, mund të urdhërojë në çdo kohë një sulm ndaj Iranit, nëse bisedimet e planifikuara për të enjten nuk arrijnë një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

TrumpI ka paraqitur argumentet për një operacion të mundshëm ushtarak, në fjalimin e tij mbi Gjendjen e Kombit të martën para Kongresit, duke thënë se nuk do të lejojë që Republika Islamike, të cilën e quajti sponsori më i madh i terrorizmit në botë, të zotërojë armë bërthamore. Irani e mohon se synon të zhvillojë një arsenal bërthamor.

CIA e ka publikuar mesazhin në farsi të martën në llogaritë e saj në X, Instagram, Facebook, Telegram dhe YouTube. Mesazhi është pjesë e një serie përpjekjesh të agjencisë për të rekrutuar burime në Iran, Kinë, Korenë e Veriut dhe Rusi.

Agjencia u ka bërë thirrje iranianëve që duan të kontaktojnë “të marrin masat e duhura” për të mbrojtur veten dhe të shmangin përdorimin e kompjuterëve të punës ose telefonave personalë. Në mesazh rekomandohet përdorimi i një pajisjeje të re, të përkohshme nëse është e mundur, si dhe kujdes ndaj rrethinës dhe personave që mund të shohin ekranin apo aktivitetin e tyre.

Sipas udhëzimeve, personat që kontaktojnë duhet të japin vendndodhjen, emrin, titullin e punës dhe informacion mbi qasjen apo aftësitë që mund të jenë me interes për agjencinë. Gjithashtu këshillohet përdorimi i një rrjeti privat virtual (VPN) të besueshëm që nuk është me seli në Rusi, Iran apo Kinë, ose i rrjetit Tor, i cili enkripton të dhënat dhe fsheh adresën IP të përdoruesit.

CIA nuk ka pranuar të komentojë, ndërsa delegacioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment lidhur me këtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement